Pasi u largua nga Portokalli, aktori i njohur bëhet Drejtor i ...

Erion Isai u tërhoq nga “Portokalli” vetëm pak kohë më parë, ndërkohë që u angazhua në disa projekte në një tjetër televizion kombëtar.

Por duket se karriera e tij tashmë ka marrë një tjetër ngritje. Pak kohë më parë Monika Lubonja u shkarkua nga detyra si drejtoreshë e teatrit të Kukullave dhe në vend të saj së fundmi drejtor i ri është emëruar pikërisht aktori Erion Isai.

Kryeministri Edi Rama ka firmosur sot emërimin e drejtorit të ri, ndërsa zyrtarizimi është bërë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

Kujtojmë që Erion Isai ishte njëri prej aktorëve, i cili është shprehur pro shembjes së Teatrit Kombëtar.