Grabitet biznesi në Tiranë, arrestohet autori

Një farmaci është grabitur në kryeqytet pasditen e sotme, ndërsa autori është arritur të arrestohet nga Policia.

“Brenda një qendre tregtare, R.N., 17 vjeç, i ka vjedhur nën kërcënimin e një thike xhiron ditore të farmacisë, shtetases A.R., rreth 27 vjeçe (me detyrë punonjëse farmacie).

Menjëherë pasi ky shtetas është larguar nga vendi i ngjarjes me sasinë e vjedhur të lekëve është njoftuar policia dhe bërë kapja e këtij shtetasi rreth 50 metra larg vendit të ngjarjes”, njoftoi zyrtarisht Policia.

Materialet në ngarkim të adoleshentit do t'i referohen Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal, shtuan të njëjtat burime.