Paloka ironi me Gjiknurin: Po shkon me dëshirë pas Tahirit e Xhafajt

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar sërish ndaj deklarimeve të Ministrit Gjiknuri në lidhje me akuzat që ka lëshuar opozita ndaj tij.

‘Nuk dihet a është subkoshienca që i flet, por sot Gjiknuri e ka renditur veten vullnetarisht pas Tahirit dhe Xhafajt’, shkruan Edi Paloka në një status në rrjetet sociale.

Reagimi i Edi Palokës në Facebook:

Nuk dihet a është subkoshienca që i flet, por sot Gjiknuri e ka renditur veten vullnetarisht pas Tahirit dhe Xhafajt .

Gjate ‘llogaridhënies’ në Selenicë, Gjiknuri është shprehur: ‘Tahiri, Xhafaj dhe unë sulmohemi si njerëz me peshë në PS...’

Tashme dihet që Saimir Tahiri është i kapur nga antimafia italiane me Habilajt.

Fatmir Xhafaj i kapur prej drejtësisë italiane dhe jo vetëm, me Agron Xhafajn.

Po Gjiknuri ?

Tik-tak...Tik-tak