E pabesueshme! Ja sa tituj ka fituar Zidane brenda 2 vite e gjysmë

Zinedine Zidane do të mbahet mend gjatë në gjithë historinë e Real Madridit.

Tekniku francez më 26 maj shkroi historinë pasi fitoi 3 herë rresht trofeun e Champions Leagues.

Por ditën e sotme në një konferencë për mediat ai konfirmoi largimin plot lavdi nga ky klub, shkruan SY

Gjatë fjalës së tij Zidane tha se Reali ka nevojë për ndryshime dhe ide të reja.

Zidane te Reali brenda 2 vite e gjysmë, fitoi 9 tituj dhe bëri historinë duke triumfuar 3 herë radhazi në Champions League.

Ja titujt e Zidanes si trajner i Real Madridit:

3 Champions – vitet 2016, 2017, 2018

2 Superkupa Europe – vitet 2017, 2018

2 Botërorë për Klubet – vitet 2017, 2018

1 Superkupë e Spanjës – sezoni 2016-2017

1 La Liga – viti 2017