Vajza e madhe e Ornela Bregut feston 18-të vjetorin, e gjithë familja mblidhet në Madrid

Ditëlindja e 18-të e Beninës, vajzës së madhe të Ornela Bregut ka mbledhur gjithë familjen në kryeqytetin e Spanjës, vendin ku tashmë prej vitesh jeton! 

Ndonëse ka qenë një festë private, disa foto të publikuara në rrjet, jo vetëm që nuk i bëjnë keq askujt, por sa na kënaqin neve sytë! 

Ornela, Majlinda dhe kushurira e saj Kejda nuk kanë ngurruar të postojnë fotografi nga festa e djeshme dhe Living i ka përmbledhur të gjitha fotot më poshtë !

Ornela tashmë i lejon “gëzimit të parë’, siç e quan vajzën e madhe, të bëjë gjtihçka i është ndaluar gjatë 18 viteve të para të jetës, ndonëse me shaka i thotë që shumë gjëra “të ndaluara” i ka bërë që në të 15 e saj gjithmonë me miratimin e mamit!

Bukuroshja Kejda gjithashtu ka publikuar foto krah kushërirës së saj dhe fjalët janë të tepërta ! Benina dhe Kejda duken si motra dhe nuk është e vështirë për të kuptuar se sa mirë shkojnë dy kushërirat !


Gjithashtu Majlinda ka postuar foton e dy vajzave në profilin e saj duke i uruar Beninës të jetë gjithmonë vetvetja