Zidane pas largimit jep premtimin e madh! Emocionohen tifozët e Realit

Zidane ka dhënë dorëheqje dhe sezonin e ardhshëm nuk do të jetë më trajneri i Real Madridit.

Gjatë konferencës për mediat, tekniku francez me fjalën e tij i ka emocionuar të gjithë por ai paralajmëroi se një ditë mund të rikthehet sërish te Reali, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”, raporton SYRI.net.

 "Unë vendosa që mos qëndroj vitin e ardhshëm, është pak e çuditshme por duhet ta bëj pasi po mendoj për të ardhmen e skuadrës. Ekipi ka nevojë për metodologji dhe ndryshime në punë. Duhet t’i falënderoj të gjithë për besimin që më kanë dhënë”, tha fillimisht ai.

“Një ditë mund të rikthehem. Madridi më ka dhënë gjithçka dhe unë do jem pranë gjatë gjithë jetës time”, vijoi ai fjalët emocionuese.

“Lojtarët kanë nevojë për një ndryshim, ky është një klub i madh dhe vjen një moment që duhet të largohesh sepse e kam plotësuar objektivin. Nuk kam çfarë të jap më shumë”, përfundoi fjalën Zizu.