Kolegji i Posaçëm i Apelimit, vendimi për Llallën me 6 Qershor

Senaca e radhës për Adriatik Llallën do të mbahet me 6 Qershor. Sot në orën 10:00 nisi seanca lidhur me shqyrtimin e ankimimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kundër vendimit për pushimin e Vetting-ut ndaj Adriatik Llallës.  

Ndërkoh që trupa gjykuese ka marrë si prova dy deklarime, atë të dorëheqjes  së Llallës si Prokuror me 2008 dhe largimin e tij si kreu i Prokurorisë së Përgjithshme.

Pak më hërët gjatë seancës së sotme eshtë pranuar prokura e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla për avokatin e tij Sokol Hazizaj . Pas ndërprejes së seancës se gjykimit Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka dalë me vendim se pranon prokuren e avokatit te ish kreut të prokurorirsë.

Në seancën e 16 majit, ish-Kryeprokurori nuk ishte i pranishëm në seancë, pasi ndodhej jashtë Shqipërisë, dhe u përfaqësua nga avokati Sokol Hazizaj.

Trupa gjykuese përbehet nga pesë gjyqtarë mes të cilëve dhe ish-kryeprokurorja Ina Rama, Sokol Como, Albana Shtylla dhe Ardian Hajdari, ndërsa relator i çështjes është caktuar me short gjyqtari, Luan Daci.

Pak muaj me parë ish-kryeprokurori Llalla hoqi dorë nga sistemi i drejtësisë për t'i shpëtuar vettingut dhe procesi ndaj tij u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ndërsa Komisioneri Publik i dorëzoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit çështjen, ku kërkohet vazhdimi i procesit.