Nicole Kidman flet për herë të parë për dështimin e shtatzënive dhe divorcin me Tom Cruise

Historia e tyre ka përfunduar në vitin 2001 por për Nicole Kidman është e freskët sikur të kishte ndodhur dje. Aktorja australiane për herë të parë ka folur mbi të kaluarën e saj të hidhur në një intervistë për revistën “Tatler”.

Ajo zbuloi se vitet me Tom Cruise ishin më të errëtat e jetës së saj kjo pasi vetëm pak ditë para martesës me aktorin e famshëm, shtatzënia e saj dështoi pasi pati probleme me zhvillimin e embrionit. Edhe pse dasma e tyre u bë me sukses, pas 11 vitesh së bashku por pa fëmijë, Tom i kërkon Nicole divorcin por çifti ende nuk e kishin kuptuar se asokohe ajo kishte mbetur sërish shtatzënë.

E pamundur për të mbartur një shtatzëni, Kidman dështon sërish por këtë herë në momentin kur po divorcohej. Ajo u shpreh se kjo ishte periudha më traumatike e jetës së saj dhe tashmë që kanë kaluar shumë vite është nëna e dy fëmijëve të adoptuar dhe kjo gjë e bën shumë të lumtur. Aktorja thekson se shoqëria në të cilën jetojmë nuk i jep mjaftueshëm rëndësi problemeve që një grua kalon në shtatzëni aq më pak femrave që dështojnë në një apo më shumë të tilla.