Milani gati për të sjellë në ‘San Siro’ sulmuesin e madh, ja dy emrat në shqyrtim

Sulmuesi i RB Leipzig, Timo Werner është në listën e Milanit për një transfertë të mundshme në “San Siro”.

Drejtues të kuqezinjve po synojnë të kalojnë problemet me “Financial Fair Play” dhe më pas do të synojnë të bëjnë një blerje të bujshme për të forcuar repartin e sulmit, shkruan SYRI.net.

“Rossonerët” po kërkojnë të nënshkruajnë me Ciro Immobile, por nëse dështon tentativa me sulmuesin e Lazios atëherë Milani do të përdorë planin B për të nënshkruar me Werner.

Milani ka në plan që gjatë merkatos së verës të shpenzojë rreth 70 milionë euro.