UEFA sot dënon Barcelonën, ja çfarë ndodhi gjatë ndeshjeve të Championsit

Gjatë ditës së sotme skuadra e Barcelonës do të dënohet nga UEFA për shkak të sjelljeve të parregullta të tifozëve në “Camp Nou”.

Në ndeshjen e çerekfinales të Champions League ndërmjet Barcelonës dhe Romës, tifozët vendas kanë detyruar gjyqtarin kryesor të ndalojë ndeshjen për disa minuta.

E gjithë kjo ndodhi kur tifozët e Barçës hodhën disa tullumbace me ngjyrë të verdhë në fushën e lojës duke kërkuar pavarësimin e Katalonisë.

Për shkak të këtyre sjelljeve klubi i Barcelonës pritet të marrë një gjobë të majme nga organi qeverisës i futbollit evropian.