Kuvendi nis me tensione, Ruçi mbyll seancën, opozita proteston në foltore për dhunimin e gazetarit

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur me tensione të forta ndërmjet mazhorancës dhe opozitës; deputetja e PD Albana Vokshi është ngjitur në foltore dhe ka kërkuar të dënohet dhuna ndaj gazetarit Bledi Kasmi gjatë protestës, por kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka mbyllur seancën.

"Blendi Kasmi ishte në detyrë duke raportuar minutë pas minute, - tha Vokshi, - ja ku i keni fotot, ja dhuna shtetërore ndaj medias së lirë, ja dhuna e kryeministrit kundër atyre që guxojnë të flasin. Kryeredaktori Kasmi u godit qëllimisht me një shkop hekuri në kokë në një sulm të urdhëruar dhe ku mori plagë të thella. Fatmirësisht, pas ndërhyrjes ë parë mjekësore dhe ndërhyrjes së specializuar në Spitalin e Traumës, Kasmi i shpëtoi rrezikut për jetën dhe gjymtimeve. Kjo ngjarje u manipulua me skema që edhe Policia sekrete e Enver Hoxhës do ta kishte zili. Me urdhër të Ramës, Drejtori i Policisë tentoi të shantazhonte mjekët për të ndryshuar raportin mjekësor. Ndërkohë nga zyra e Kryeministrit , media pranë tij...."

Ruçi i mbyll mikrofonin

Edmond Spaho proteston nga vendi dhe i kërkon Ruçit:Mos ia ndërpre fjalën, hape zërin! Mos ia pre fjalën se po fle për çështjen më të rëndësishme që edhe dje e ngriti Sekretari i Shtetit)

Ruçi: Do të vazhdojmë me rendin e ditës

Spaho – Ruçit: Leço ligjin Antimafia, si i sekuestrohet pasuria Agronit dhe i verifikohet fatmirit. Atë na lexo

Ruçi lexon rregulloren

Spaho me deputetët e opozitës shkojnë drejt foltores, rrethohen nga forcat e sigurisë së Kuvendit./ar.sh/SYRI.NET