Ndërpritet seanca për Llallën, Kolegji i Posaçëm i Apelimit tërhiqet për te vlerësuar prokurën

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot në orën 10:00 seancën lidhur me shqyrtimin e ankimimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kundër vendimit për pushimin e Vetting-ut ndaj Adriatik Llallës.  

Seanca u ndërpre pas leximit të prokurërës se Adriatik Llallës për avokatin e tij Sokol hazizaj, trupa gjykuse u tërhoq për të vlerësuar nëse ishte brenda kornizës ligjore ose jo, prokura e paraqitur.

 

Seancën e 16 majit, ish-Kryeprokurori nuk ishte i pranishëm në seancë, pasi ndodhej jashtë Shqipërisë, dhe u përfaqësua nga avokati Sokol Hazizaj.