Operacioni 'Laica' në Vlorë, zbulohet baza e shitjes së heroinës

Policia e Vlorës ka zbuluar një bazë të shpërndarjes së heroinës në qytet në kuadër të një operacioni të koduar "Lacia", zhvilluar me metoda speciale.

Si rezultat është arrestuar Aleksandër.K., 46 vjeç, banues në Vlorë. Në banesën e tij, Policia ka sekuestruar 20 doza heroinë si dhe një peshore elektronike.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhim, shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.