Pas zhurmës në media, ja çfarë shkruan Melania Trump në Twiter

Zonja e Parë e SHBA Melania Trump, që nuk ishte parë në publik që kur bëri një operacioni në spital këtë muaj ka hedhur një shënim në rrjetet sociale

"E qetë dhe e sigurtë, jam me familjen time në Shtëpinë e Bardhë,"-shkruajti Trump në Twitter. "Unë shoh mediat që punojnë jashtë orarit duke spekuluar ku jam dhe më kë jam.", shkruan ajo.

Kanë kaluar 20 ditë që kur Zonja e Parë është parë në publik. Ajo u shfaq me presidentin Trum kur ai priti në shtëpi 3 të burgosur amerikanë nga Koreja e Veriut.