Pas gafave në finale, Liverpool gjen zëvendësuesin e Loris Kariusit

Portieri i Chelseat, Thibaut Courtois ka futur në ‘luftë’ dy finalistët e Ligës së Kampionëve, Liverpoolin dhe Real Madridin.

Reds janë duke kërkuar një zëvendësim për Loris Karius pas shfaqjes së tij të tmerrshme në finalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa Reali ka kërkuar një zëvendësim për Keylor Navas tash e disa kohë.

Sipas gazetarit të njohur italian Gianluca Di Marzio, dy gjigantët evropianë janë vënë pas një transferimi të mundshëm të portierit belg, Courtois.

Gazetari italian gjithashtu raporton se Blutë janë gati të lejojnë që Courtois të largohet nga klubi këtë verë.

Liverpooli po shikon edhe opsione tjera si Gianluigi Donnarumma dhe Alission Becker, ndërsa Reali gjithashtu pëlqen portierin brazilian të Romës dhe David de Gean.

Në anën tjetër, Courtois ka përfunduar gjithashtu edhe në radarin e gjigantëve francezë të Paris Saint-Germain.