I dënuar 22 vjet burg, arrestohet në Lezhë 38 vjeçari, ja emri

Ishte shaplllur në kërkim ndërkombëtar,  arrestohet në Lezhë një person 38 vjecar.

Nga policia njoftohte se është arrestuar Artan (Festim) Abedini në lezhë i cili është i dënuar në Itali me 22 vjet burg për trafik ndërkombëtar të drogës.

Pritet ekstradimi i tij drejt Italisë ku edhe do të vuaje denimin.

Në njoftimin e policisë thuhet se: Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore.

I dënuar me 22 vite burg nga Gjykata Italiane e Firences, kapet dhe ndalohet nga forcat policore të Lezhës një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nga forcat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, pas një pune të mirëorganizuar, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit të shpallur në kërkim : - Artan ( Festim) Abedini, 38 vjeç, banues në Malbardhë – Kurbin.

Për këtë shtetas, Gjykata e Firences Itali, me vendimin SIEP 503/2015, e ka dënuar me 22 vite burg për veprën penale "Trafik droge" parashikuar nga nenet 81 dhe 110 të Kodit Italian dhe nenet 73 dhe 74 të ligjit mbi " Drogat". Arrestimi i këtij shtetasi u bë provizor me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit Italian.