Nëse shkoni në Greqi mos harroni të vizitoni klubin e Lindsay Lohan

Lindsay Lohan tashmë është një markë. Aktorja ka hapur lokalin e dytë në Greqi, me emrin e saj, me plane për një të tretë.

Sipas “Page Six”, pas Athinës “Lohan Nightclub” është hapur këtë javë edhe në ishullin grek, Mikonos. Është një vend VIP dhe gjatë verës pritet të performormojnë Tyga, French Montana dhe Travis Scott.

Biznesi i Lohan në Greqi është në bashkëpunim me biznesmenin e restoranteve Dennis Papageorgiou, me të cilin aktorja ka hapur një sallë vallëzimi në Athinë, në vitin 2016.