73 vjetori i Teatrit/ Rama rrethon godinën me policë, ndalon zhvillimin e aktivitetit

Mbërëm me datë 30 Maj në orën 20:00 ishte parashikuar një takim tek Teatri nga Aleanca për mbrojtjen e Teatrit. Aktiviteti ishte planifikuar në 73-vjetorin e Teatrit Kombëtar.

Aktiviteti u detyrua të anullohet sepse i gjithë teatri Teatri ishte i rrethuar nga policia. Kushdo që ishte aty vinte, nën presion, ç'ka ndikoi shumë tek pjesëmarrësit.

Këtu shikohet qartë që Rama po përdor çdo rrugë për ta ndaluar aktivitetin e Aleancës e cila po lobon për të mos u shembur një vlerë e kulturës shqiptare.

Nga indifernca ndaj çështjes e mos ballafaqimi me aktorët dhe deri tek presioni me policë, Kryeministri duket i vendosur në vendimin e tij.