Rama nuk e do hapjen e negociatave, ja arsyeja

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar në "Arena" thotë se kryeministri Edi Rama nuk e do hapjen e negociatave, pasi sipas tij, sa më afër BE-së, aq më larg drogës.

“Për sa i përket integrimit dhe hapjes së negociatave është e vërtetë që Shqipëria nuk i plotëson kushtet. Qytetarët shqiptarët në protestën e fundit e treguan se sa evropian janë. Ata shkuan tek dera dhe mund të kishin hyrë brenda për të nxjerrë, por u tërhoqën”, tha Balliu.

Sipas tij, Edi Rama nuk e do hapjen e negociatave, pasi sa më afër Bashkimit Evropian është Shqipëria, aq më larg është nga droga.

“Dhe pa drogën, Edi Rama nuk jeton dot. Rama nuk do të vinte dot në pushtet pa banditët e 21 janarit, pa Mark Frrokun”, shtoi ai.