Johnny Depp: I dua vajzat ruse, sepse kanë...

Johnny Depp është njëri ndër aktorët më të dashur në botë.

Gjatë vizitës së tij në Moskë, ylli i Hollivudit sërish bën deklaratë dashurie për femrat ruse, shkruan sputnik transmeton lajmi net.

Regjisori amerikan Johnny Depp ka pranuar të jetë tërhequr nga vajzat ruse gjatë vizitës së tij në Moskë, njoftoi një kanal televiziv rus.

Simboli seksual i viteve të 90-ta dhe një nga aktorët më të kërkuar të dekadave të fundit, tha se gratë ruse kanë karakteristika të veçanta dhe se pranon se është tërhequr nga pamja e tyre.

Depp, një nga pak zemërthyes që u emërua “njeriu më seksi ” nga revista People, tha se vajzat ruse në sytë e tyre bartin njëmijë vjet kulturë, e cila thuhet se po i pëlqen edhe më shumë.

Aktori i famshëm arriti në Moskë më 27 maj si pjesë e turneut botëror nga supergrupi i Hollivudit Vampires me Alice Cooper dhe kitaristin Aerosmith Joe Perry, një grup klasik i rokut që nga viti 2015.

Gjatë qëndrimit të tij në Rusi, Depp bëri një shëtitje rreth qendrës së qytetit të Moskës, bëri një shikim në muzeun shtëpiak të poetit avangardist rus Vladimir Majakovski dhe u fotografua pranë statujës së Josif Stalinit në Sheshin e Kuq.