ImageImage

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Albërie Hadërgjonaj flet për herë të parë për divorcin: Më ka tradhtuar gjithmonë...!

Albërie Hadërgjonaj ka treguar shpeshherë në intervista se për shkak të shumë arsyeve është detyruar të divorcohet nga ish-bashkëshorti i saj. Megjithatë ajo nuk ka preferuar të jap shumë detaje dhe publiku ka qenë gjithmonë kurioz.

Mbrëmjen e sotme këngëtarja është e ftuar në emisionin ‘Top Show Magazine’ dhe aty do të flasë hapur për herë të parë dhe ka treguar shumë detaje nga jeta bashkëshortore.

Në videon e emisionit Albëria ka thënë se divorci ka ardhur për shkak të tradhtisë së ish-bashkëshortit të saj. “E kam njohur ish-burrin tim kur unë nuk kam ditur ta puth një mashkull. Të jem e sinqertë ai ka dashur të më linte qëkur jemi martuar më ka tradhtuar gjithmonë”, – ka thënë Albëria.

Ndërsa kur u pyet se çfarë bëri kur e zbuloi tradhtinë ajo u shpreh: “Fale njëherë, mbyll një sy e mbyll një vesh e u mbylla fare pastaj. Thash lëre fare”. Kujtojmë se Albëria është bërë nënë një moshë shumë të re, megjithatë ajo tani është një nënë shumë e lumtur dhe gjithmonë shfaqet në formë shumë të mirë fizike.

Sonte ora 21:00, TOP SHOW Magazine. Një mbrëmje për të mos u humbur ???????????? #TopChannel #TOPSHOWMagazine

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on