Largohet John Terry, reagon klubi: Ishte një lider i vërtetë

Aston Villa ka konfirmuar që John Terry do të largohet nga klubi në fund të kontratës së tij, e cila skadon muajin tjetër.

“Ne dëshirojmë që të ritheksojmë falënderimet tona të sinqerta për përpjekjet dhe profesionalizimin që treguat me ne sezonin e kaluar”, thuhet në deklaratën e klubit të Aston Villas.

“John është një lider i vërtetë dhe ka gjithçka që neve na duhet. Ishte një kapiten i vërtetë që krijonte një lidhje të magjishme mes lojtarëve dhe tifozëve. Ne shpresojmë që të kthehet për dëshirë në Villa dhe i dëshirojmë më të mirën në karrierën e tij të mëtejshme”, përfundon deklarata e klubit anglez.