PD-LSI rrëzojnë Dakon në Durrës për taksën e banesës

Këshilli Bashkiak Durrës ka ka rrëzuar me votat e PD dhe LSI pr/vendimin për taksën e banesës. Ky projektvendim ishte shtyrë mbledhjen e kaluar, pasi nuk u miratua as nga PD e as nga LSI. E njëjta situatë u përsërit edhe në mbledhjen e sotme.

Debatet:

Armand Teliti nga PD: Pse na ka ardhur me rritje taksa e pasurisë per muajin Prill në faturën e ujit te pijshëm?

Drejtori i Ujësjellësit: Janë faturuar tre muaj bashkë. Taksa e pasurisë është llogaritur 4 muaj me ligjin e vjetër e 9 muaj me ligjin e ri. Ka ulje e jo rritje. Bashkia favorizon te gjitha shtresat në nevojë.

Armand Teliti: E rrezuam herën e kaluar. Vërejmë që propozimet tona nuk janë reflektuar dhe kjo është absurde. Është votë kundër nga PD për ketë projektvendim.

Anëtarja e LSI: Bashkia mund të aplikojë zbritje deri ne 35%. Familjet e Durrësit do paguajnë 340 leke m2. Me parë paguanin 90 lekë m2 për banesat e para 93, ndërsa banesat e tjera 300 leke 2. Duhet diferencim. Ketë kërkuam herën e kaluar dhe nuk e keni marre parasysh. Kemi mundësi te ulet kjo takse, janë 65 mije familje.

Alfred Mullaraj: Kemi ulur 35% taksen është vendimi i qeverisë.

Armand Teliti: Jemi kundër kësaj takse që është barrë për familjet e Durrësit.

Alban Ramohitaj, kryetar i Këshillit Bashkiak: Sillni me shkrim te gjitha propozimet që keni t’i shqyrtojmë një e nga një. Pr.vendimi shtyhet për në mbledhjen e ardhshme për t’u diskutuar serish.