Drejtori i Interit në Londër për yllin e Tottenhamit

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, do të niset në Londër për të negociuar me Tottenham Hotspur për Moussa Dembele.

Ai ka qenë i lidhur me një transferim veror tek Napoli, por "Corriere dello Sport" njofton se Ausilio po shkon në Londër për të parë nëse një marrëveshje mund të bëhet realitet.

Për kartonin e tij, "Gjelat" po kërkojnë rreth 30 milionë euro, teksa Dembele tashmë e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet.

Çdo marrëveshje do të duhet të presë deri në korrik, pasi zikaltrit duhet të ndahen edhe për vitin financiar deri më 30 qershor.

Mesfushori belg do të kthehet në 31 korrik, pasi është në skuadrën e Roberto Martinez për Kupën e Botës.