", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Zhegrova si Neymar, mediat serbe tallen me Shqipërinë: I turpëroi një kosovar

Media serbe “kurir.rs”, i ka kushtuar një artikull veprimit që Edon Zhegrova, bëri në miqësoren me Shqipërinë, për të cilin vetë futbollisti kërkoi falje pas ndeshjes, duke thënë se nuk kishte asgjë të keqe, dhe nuk e kishte bërë për të tallur askënd.

“Shikoni se si një lojtar i Kosovës turpëron Shqipërinë”, është titulli i artikullit.

Teksa e quajnë surprizuese fitoren e Kosovës ndaj Shqipërisë, me rezultatin 3-0, “Kurir” pasqyron edhe veprimin e Zhegrovës, “alla Neymar”, teksa në një moment vendos topin mbi kokë gjatë lojës, si një mënyrë jo respekti për kundërshtarin.