Tragjike, vajza e mitur helmohet me fotoksinë

Është ndare nga jeta orët e para të mëngjesit të sotëm 12-vjecarja nga Vau i Dejës, e cila një ditë më parë u vetëhelmuar me fotoksinë.

Një ditë më parë, 12-vjeçarja me iniciale K.N. u vetëhelmua me fotoksinë në banesë dhe më pas u transportua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, njoftoi Policia lokale.

Një hetim nisi nga policia dhe dosja i kaloi prokurorisë së Shkodrës.

Organi i akuzës po heton për të zbuluar se si ka arritur që ta siguroje 12-vjeçarja fotoksinën dhe se kush janë përgjegjësit për ketë veprim që i morri jetën.