Konflikt mes disa personave në Elbasan, qëllohet me gurë në kokë i riu

Një person është qëlluar me gurë dhe ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë në një nga lagjet kryesore në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur sot në vendin e quajtur “Lazarenët” pas një konflikti të dhunshëm në të cilin janë përfshirë disa persona.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar disa persona që janë në dijeni të rrethanave të ngjarjes dhe të personave të përfshirë në ngjarje.

Personi i plagosur me gurë në kokë e trup është dërguar në repartin e kirurgjisë së Elbasanit jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet ende identiteti i të plagosurit, por mendohet se është një i ri. Forca policie kanë nisur hetimet.