FOTO/ Ze Maria merr ftesën e papritur nga Parma

Kur mbeten ende dhe disa muaj nga starti i sezonit të ri të Superiores, Ze Maria ende nuk ka rinovuar kontratën e tij me Tiranën.

Braziliani ka rënë dakord në parim me presidentin Refik Halili, por ka ende disa detaje për të cilat palët nuk kanë rënë ende dakord.

Ndërkohë, për Ze Marian ka ardhur një ftesë nga ekipi i Parmës, në Seria A.

Klubi italian do të zhvillojë një ndeshje me legjendat e ekipit, pjesë e së cilit ka qenë dhe Ze Maria. 

Ndeshja do të luhet në 23 qershor dhe Ze Maria do të jetë në fushën e lojës.