Prokurorët shqiptarë marrin në pyetje Moisi Habilajn, ja çfarë ndodhi

Gazetari italian Dario De Luca, i cili ka raportuar në vijimësi për zhvillimet lidhur me dosjen e pagëzuar ‘Habilaj’ nga Italia, ka dhënë detaje për seancën e pyetjes së Moisi Habilajt nga dy prokurorët shqiptarë: Valdimir Mara dhe Besim Hadarmataj.

De Luca, në një lidhje telefonike për “Neës 24” tha se seanca e pyetjeve të prokurorëve ndaj Moisi Habilajt, ka zgjatur rreth tre orë. Gazetari tha se Habilaj u pyet sot në orën 09:00 nga prokurorët shqiptare, të cilët zbarkuar në Itali dy ditë më parë.

Nuk dihen informacionet që morrin prokurorët, raportoi ai.

Mendohet se Moisi Habilaj është pyetur lidhur me përfshirjen e Tahirit në aktivitete kriminale.

Gazetari italin tha se nesër dalin përpara gjykatës, personat e organizatës kriminale ku pjesë e tyre edhe dhe Moisi Habilaj si një nga personazhet kryesor të grupit shqiptar.

“Mësohet se 14 persona do të paraqiten para gjykatës, por kjo do të jetë një seancë tranzitore. Pasi për çështje burokratike, do të ketë një seancë tjetër për ta”, tha De Luca. 

Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, Moisi Habilaj është kreu i një organizate trafiku droge që ka trafikuar nga Shqipëria në Itali sasi të konsiderueshme droge gjatë periudhës 2013-2017. Gjatë arrestimit në nëntor të vitit të shkuar, autoritet italiane sekuestruan edhe armë zjarri.

Hetimet kanë zbuluar biseda ku Moisi Habilaj flet me anëtarët e tjerë të organizatës kriminale për Tahirin, ish-ministrin e Brendshëm të Shqipërisë. Pak pas publikimit të përgjimeve në media, prokuroria nisi një hetim për Tahirin, duke e akuzuar për përfshirje në trafik droge.

Disa ditë më parë, gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda vendosi hetimin e ish-ministrit të qeverisë “Rama 1” në gjendje të lirë.