Lëvizja e bujshme e Fevziut, moderatori së shpejti në ‘Top Channel’?

Prej 20 vitesh ‘Opinion’ ja ka dalë mbanë të kryesojë listën si një ndër emisonet më të ndjekura. Dhe kur përmendet ‘Opinion’ nuk mund të mos vijë menjëherë ndërmend vetë drejtuesi i emisonit, Blendi Fevziu.

Fevziu është një ndër gazetarët dhe moderatorët më besnik të ‘Televizionit Klan’, por mesa duket bashkëpunimi po vjen drejt fundit. Sipas burimeve të ‘Gazetës Tema’, Fevziu do të largohet nga ‘Klan’ dhe pritet që të nisë punën në ‘Top Channel’.

Gjithashtu thuhet se emisoni i tij do të transmetohet në ‘prime time’ nga e hëna në të enjte. Duket se Fevziu ndjehet i sigurt nën drejtimin e Ben Blushit dhe prandaj vjen dhe kjo lëvizje e papritur e tij./revistawho