Hetim të rinjve të FRPD e LRI, reagon Vasili: Turpi i prokurorisë, Ramës i mbyll çështjen

Pas marrjes në hetim të drejtuesve të FRPD-së dhe LRI-së për protestën e djeshme tek Ministria e Brendshme, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Me një shënim në Facebook, Vasili akuzon prokurorinë për dy standarde.

Sipas tij, prokuroria heton të rinjtë që protestojnë kundër qeverisë, por i mbyll Edi Ramës çështjen me një status Facebook.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Turp, prokuroria padit te rinjte e LRI dhe FRPD, ndersa kryeministrit ja mbyll çeshtjen me Facebook.

Prokuroria paditi te rinjte e LRI dhe FRPD sepse protestuan paqesisht perpara Ministrise se Brendeshme.

Po si s'kane pike turpi xhanem.

Kryeministrit, qe i beri thirrje policise te flakte uniformat dhe te bente vota per partine e kryeministrit ja mbyllen me vrap çeshtjen se ky kishte kerkuar medemek falje ne Facebook.

Kryeministri deklaron se e ka bere ekspertizen e audiopergjimit te vellait te Ministrit te Brendeshem dhe i kishte dale jo autentike, duke mashtruar tere dynjane, duke genjyer sepse audiopergjimin origjinal e kishte vetem prokuroria dhe duke bere hetim kur qeveria e tij eshte ben hetim.

Por as per kete nuk fillon procedimin per kryeministrin prokuroria.

Shume e qarte, i procedon prokuroria e kapur, te rinjte se jane ata jane e keqja ketij vendi ndersa kryeministrin qe dhunon ligjin sheshit nuk e sheh dot.

Kete turp prokuroria nuk do ta laje dot kurre sepse ngriti doren mbi te rinjte, qe protestuan kunder qeverise se trafikanteve dhe krimineleve dhe fali trafikantet qeveritare me kryeministrin ne balle.