Miriam Cani feston ditëlindjen, Albani bën dedikim emocionues

Këngëtarja feston sot ditëlindjen, ndërsa ai që është kujdesur për t’ja zbukuruar edhe më shumë këtë ditë ,është partneri i saj Alban Skenderaj, I cili ka zgjedhur fjalë mjaft të veçanta për mikën e tij të zemrës.

Përmes një postimi në Instagram, Albani ka treguar sesa me fat është që ka Miriamin në krah, dashuria e së cilës është e pakushtëzuar.

“Kush na njeh e di që jam unë ai me fat, që ti je një bekim në jetën time dhe në familjen tonë, që pa ty unë nuk isha ky që jam! Ti, që dhuron dashuri e përkushtohet pa asnjë kusht, që duron çdo kapriço të karakterit tim jo të lehtë, që zbeh çdo pasiguri timen. Ti për mua nuk je as 1 në 7.6 miliardë! Ti për mua je TI, E VETMJA! Mikja ime e zemrës time, spiranca në qiellin tim! Kush na njeh e di që jam unë ai me fat! Gëzuar shpirt”, ka shkruar Alban Skënderaj krahas fotos së publikuar me Miriam Canin.