Dosja e vrasjes së gjyqtares Hafizi kalon në Gjykatën e Lartë

Dosja e vrasjes së gjyqtares Fildez Hafizi ka përfunduar në Gjykatën e Lartë. Dosja ka qenë në Gjykatën e Tiranës, e cila ka shpallur moskompetencën për shqyrtimin e kësaj ngjarjeje, duke kaluar çështjen te Gjykata e Lartë.

Gjyqtarja Hafizi u vra më armë nga ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasmi, më 31 gusht 2017, një ngjarje e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik.

Fildez Hafizi u ekzekutua nga ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi, pranë shtëpisë ku banonte në Tiranë. Ngjarja erdhi pas shumë vitesh konflikt.