FOTO/ ‘Plas’ te Gjermania, dy lojtarët sherr para Kupës së Botës

Kur na ndajnë edhe 15 ditë nga starti i Kupës së Botës te kombëtarja e Gjermanisë ka tension mes futbollistëve në stërvitje.

Në seancën e fundit ka pasur një përplasje fizike ndërmjet Kimmich dhe Rudiger dhe u desh ndërhyrja e stafit për të qetësuar situatën, shkruan tabloidi britanik “Metro”, raporton SYRI.net.

Miroslav Klose, asistent i trajnerit Loë ishte mes atyre që uli tensionin mes lojtarit të Bayern dhe mbrojtësit të Chelsea.

Por situata nuk përfundoi me kaq pasi Julian Draxler qëndroi për disa minuta i shtrirë në tokë pasi u godit nga një bërryl dhe më pas kërkoi ndihmën mjekësore.

Një situatë e tensionuar nga ‘yjet’ e Gjermanisë të cilët po japin maksimumin për të fituar një vend titullari në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit botëror.