Ku po i fshehin nxënësit, telefonat për të kopjuar në provimin e Maturës

Këpucët duket se qenë shpëtimi kryesor i nxënësve kosovarë që dje hynë në provimin e Maturës Shtetërore. Ndonëse, komisioni shtetëror i maturës ndaloi përdorimin e telefonave gjatë mbajtjes së testit , nxënësit gjetën alternativa nga më të ndryshmet për të siguruar mirë telefonat e tyre për kopjim.

Në një grup në rrjetin social, ku nxënësit pareshtur publikonin testet dhe kërkonin ndihmë për pyetjet, një nxënëse që ende nuk i ishte nënshtruar provimit, pyeste nëse mundej ta përdorte telefonin, raporton Zeri.Info.

Një tjetër nxënës që e kishte përfunduar testin, ia tregonte vendin ku mund ta fshihte “telefonin”, pa frikën se mund të zbulohej. “Hej a guxoni mi marr telefonat”, pyet një nxënëse. “Po veç shtine mas mirti në patika. Nëse ju kontrollojnë në patika s’kqyrin”, ia kthen tjetri.

Ndërsa një nxënës tjetër propozon mundësinë që të merren dy telefonë. Njëri të dorëzohet e tjetri të mbahet fshehur “I merr 2 telefona një ta marrin një e mshef”, rekomandon njëri.