Një yll i vërtet: Vajza e shqiptarit të njohur bëhet pjesë e televizionit

Me pjesëmarrjen e tij në "Dancing with the Stars" ai u bë shumë i njohur për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për balerini Ilir Shaqiri, i cili është gjithashtu i njohur edhe në Itali duke qenë se atje ka nisur dhe ka ndërtuar karrierën e tij.

Iliri shpesh herë ka ndarë me publikun se edhe vajza e tij Emily është në gjurmët e tij dhe kur të rritet do të bëhet një balerinë si i ati. Ajo është shumë e talentuar dhe balerini e tregon këtë gjë me shumë krenari në çdo dalje publike.Emily madje ka qenë pjesë e shumë kompeticione televizive, në të cilat gjithmonë ka shkëlqyer me talentin e saj.

Dje ka ndarë një lajm të bukur me të gjithë ndjekësit e tij. Në instastory ka publikuar një foto të Emilyt dhe ka treguar se ajo shumë shpejt do të jetë pjesë e një programi televiziv.