Meta përshëndet raportin e DASH për liritë fetare/ Kthimi i pronave, jo vetëm detyrim kushtetues

Presidenti Ilir Meta përshëndeti raportin e fundit të Departamentit të Shtetit mbi “Liritë fetare në Shqipëri” (https://www.state.gov/documents/organization/281118.pdf), që pasqyron situatën e kësaj çështjeje të rëndësishme në vendin tonë.

Presidenti i qëndron veçanërisht vlerësimit mbi çështjen e pronave të bashkësive fetare në Shqipëri.

Ai nënvizon se rikthimi i pronave këtyre bashkësive është jo vetëm një detyrim kushtetues por edhe një kontribut i domosdoshëm për rimëkëmbjen e mëtejshme të institucioneve fetare dhe të forcimit të pavarësisë së tyre.

Presidenti Meta vlerëson se ky raport duhet t’u shërbejë institucioneve shtetërore dhe bashkësive fetare me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të lirive dhe të të drejtave të besimit në vend.