Rreziku që i vjen Shqipërisë nga ‘Sulltani’ shqiptar

Integrimi i Shqipërisë rrezikohet vetëm nga “Sulltani” shqiptar dhe bëmat e tij. Për më tepër që ky ka lidhje e marrëdhënie me një “mik shumë të ngushtë” që i do të mirën dhe të cilin ky e adhuron, por që BE e shikon me dyshime.

Lidhja e “Sulltanit” shqiptar me mikun e tij të ngushtë s’është aspak politike. Është një lidhje që ka nisur të konsolidohet pas ardhjes së tij në pushtet. Kjo lidhje e “Sulltanit” shqiptar ka marrë formën e një Vëllazërie, duke përfshirë edhe “sulltanë” të tjerë nga trojet e tjera të banuara nga shqiptarët. Kjo lidhje është shumë e ngushtë dhe e pakrahasueshme me marrëdhëniet  që “Sulltani” shqiptar ka me drejtues të vendeve të tjera, qofshin nga SHBA apo BE.

Kjo lidhje është e tillë për një “arsye shumë të fortë”: “Sulltani” shqiptar e adhuron modelin e qeverisjes së mikut të tij. Adhuron sidomos sjelljen e tij ndaj kundërshtarëve. Ëndërron fuqinë ekonomike dhe kontrollin e bizneseve sipas modelit të tij. Synon ta imitojë atë deri edhe në marifetet për të qëndruar gjatë në pushtet i vetëm. Madje do të dëshironte ta kishte atë një strofkë të sigurt nëse do të detyrohej një ditë të largohej nga vendi e të kërkonte azil.

“Sulltani” shqiptar ka bërë dhe bën gjithçka që ta ruajë dhe forcojë këtë lidhje, madje duke shpërfillur edhe qëndrimet e SHBA apo Gjermanisë.

“Sulltani” shqiptar i ka bërë mikut të tij vizita private, pa pritur të legjitimohej dhe ka qëndruar si “vllam” në rezidencën e tij.

“Sulltani” shqiptar është ftuar dhe ka marrë pjesë edhe në evente të rëndësishme familjare, përfshi edhe në dasmën e vajzës së mikut të tij.

“Sulltani” shqiptar, e ka shpallur vendin e mikut të tij, për herë të parë, partner strategjik, njëlloj si SHBA, madje duke shkuar edhe më larg me premtimin për të pasur në cdo ministri këshilltarë prej vendit të tij.

“Sulltani” shqiptar i mban lidhjet me mikun e tij përmes një ambasadori personal, njeriu shumë të “besuar” që i ka mbajtur financat dhe ka mbikëqyrur “pastrimin e parave” të tij.

“Sulltani” shqiptar për shkak të lidhjeve të forta është përplasur me Presidentin e SHBA, Trump, për t’ju bindur vullneteve dhe interesave të mikut të tij.

“Sulltani” shqiptar i ka premtuar mikut të tij dhe me shumë gjasa ka vepruar sipas kërkesës së tij për të ekstraduar disa nga armiqtë e mikut të tij, të cilët miku i tij mezi pret ti burgosë.

“Sulltani” shqiptar ka marrë nga miku i tij një dhuratë prej 30 milion dollarë për ndërtimin e Xhamisë më të madhe në Ballkan.

“Sulltani” shqiptar ka biseduar shpesh me mikun e tij në mënyrë ilegale për shumë çështje të cilat nuk ka dijeni asnjë zyrtar tjetër i shtetit shqiptar. Madje thuhet se në disa nga këto bisedime ilegale janë marrë këshilla për qëndrimin e “Sulltanit” shqiptar ndaj shteteve fqinje apo partnerëve kryesorë.

“Sulltani” shqiptar për shkak të këtyre marrëdhënieve ilegale me mikun e tij ka krijuar shumë dyshime te partnerët strategjikë për rolin dhe ndikimin që ai ka mbi Shqipërinë dhe të ardhmen e saj europiane.

“Sulltani” shqiptar duket se është i vendosur ta lidhë fatin dhe fundin e tij me mikun e tij, sepse ndjehet më i sigurt së bashku me të si gjatë “mbretërimit” por edhe pas tij nëse do të paraqitej nevoja.

“Sulltani” shqiptar, për të gjithë këto arsye është gati të sfidojë apo të shpërfillë çdo këshillë që do ti mund ti vinte nga SHBA apo Gjermania që do të stigmatizonte lidhjen e tij të ngushtë me mikun e tij, pavarësisht se në biseda konfidenciale me ndonjë ndërmjetës të fuqishëm mundet ta shesë edhe mikun e tij.