Incident i rëndë në Beograd: Sulmohet dhe goditet filozofi francezo-izraelit...

Filozofi francezo-izraelit Bernar Anri Levi, është sulmuar sot në Qendrën Kulturore të Beogradit, kur është dashur të bisedojë me spektatorët pas shfaqjes së filmit të tij “Pesmegra”, në kuadër të programit “Beldoksa".

Me rastin e shfaqjes së filmit të Levit në Qendrën Kulturore të Beogradit, pas projeksionit të tij, ka qenë Lëvizja "Ubico napusti Beograd", e cila shkruan në rrjetet sociale se ka prishur takimin duke akuzuar Naton dhe SHBA, që 18 vjet më parë bombardoi Beogradin në sulmet ajrore 78 ditore, të cilat sollën përfundimin duke çliruar Kosovën dhe larguar Serbinë nga Kosova, një her e përgjithmonë.

Incidenti ndodhi, mbasi ai sulmua verbalisht dhe e pa të pamundur të vazhdojë bisedën me të pranishmit, duke kërkuar ndihme nga rojet e sigurisë, dhe nderprerë kështu komunikimin me auditorin mbasi disa të rinjë e tensionuan situatën në sallëne kinemasë.

Filozofi kontroverz izraelit me pashaport franceze është goditur fillimisht nga një vajzë me tortë në fytyrë, ndërsa, pasi ai ka filluar të flasë për publikun përsëri është pare një i ri të ngjitet në skenë, ndërsa ka shkruar me ngjyrë të kuqe "Bernar Levi ,mbështeti vrasjet imperialiste”.

Drejtori i Qendrës Kulturore të Beogradit, Goran Markoviç, citohet të ketë thënë se takimi në këtë qender në Beograd, kishte për qëllim të bisedonte me Levin për filmin e tij, dhe se incidenti ishte shumë i rëndë, si kurrë më parë, tha ai.

Levi u ankua para medias dhe tha se incidenti ndodhi se këta të rinjë që janë akoma me ide fashiste.

Pas incidentit, Levi, u kthye në sallë, dhe falenderoi publikun, që e shikojë filmin e tij. "Serbia, nuk ka ndryshuar shumë", tha ai , duke shtuar se megjithse kjo nuk mund t'i pëlqente disa miqëve të tij në Beograd.

Ai ju drejtua përsëri auditorit duke thënë se : “Demokracia, ende nuk ka ardhur në Beograd, por disa që nuk dëshirojnë ta besojnë në këtë qytet, duhet ta dinë këtë”, tha Levi, duke thënë se ai është gjallë që sot të mbrohet me antifashizëm të mirëfilltë në Evropë".