", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ ‘Vampiri’ Suarez flet 4 vjet pas kafshoi Chiellinin: Tani jam pjekur

Para fillimit të Botërorit, Luis Suarez thotë se është pjekur shumë, që pas veprimeve të tij të çuditshme në dy kupat e fundit të Botës.

Në 2014-ën ai u përjashtua për kafshimin ndaj Chiellinit, ndërsa një Botëror më herët, kishte ndaluar me qëllim një top me dorë në vijën finale, në çerekfinalen që Uruguai luajti ndaj Ganës.

“Çdo lojtar e ka ëndërr të luajë dhe të fitojë në Botëror. Unë e kam provuar në Afrikën e Jugut në 2010 dhe në Brazil në 2014-ën, por tani kam pritshmëri të tjera, lojtarë të tjerë dhe gjëra të tjera që të motivojnë të shkosh larg në Botëror. Ndeshje të tilla kanë shumë përgjegjësi, dhe unë jam pjekur shumë”, deklaroi Suarez.