Çiljeta e indinjuar nga Fifi, çfarë ka ndodhur?

Është rikthyer sërish në vëmendje Kënga Magjike, e kjo për shkak se Fifi gjatë intervistës së dhënë për programin Tell-all, ka deklaruar se ka disa pengje.

E pyetur nga drejtuesja e programit, nëse Fifi ka pasur ndonjëherë konflikt me ndonjë nga koleget e saj, ajo ka deklaruar që marrëdhëniet I ka të mira me të gjithë, por për fat të keq ka pasur raste që dhe janë mërzitur me të.

Ajo përmend këtu rastin e Këngës Magjike, kompeticionit muzikor, ku artistët votojnë për njëri tjetrin.

Fifi ka deklaruar që kolegia e saj, Çiljeta Xhilaga është indinjuar dhe mërzitur me Fifin, pasi ajo e ka vlerësuar me pak pikë këngës e Ciljetës me titull “Hajmali” .

Ajo I ka kërkuar falje koleges së saj duke deklaruar se Çiljeta është një person I rëndësishëm për të dhe se asgjë nuk ka qenë e qëllimshmë. Nga ana tjetër, Fifi ka përmendur dhe stilistin Joni Peçi dhe labelin Three Dots, të cilëvë gjithashtu I kërkon ndjesë, që për shkak të emocioneve, nuk ka arritur t’I falenderojë.

Ajo shtoi më tej, se nga hutimi, ka harruar të falenderojë dhe prindërit e saj, që pa suportin e tyre nuk do ishte kurrë Fifi që është sot.

Nuk dihet ende si vijon marrëdhënia midis dy kolegeve, por pas një kërkimi të vogël në Instagram Çiljeta nuk e ndjek kolegen e saj Fifi. Joni Peçi dhe Three Dots, vijojnë të jenë bashkëpunëtorë të ngushtë të këngëtares, paçka falënderimeve në fund të Këngës Magjike.

A do e marrë në konsideratë Çiljeta këtë falje nga Fifi dhe njëkohësisht të vijojë marrëdhënia e tyre e mirë? Mbetet për tu parë!/GSh/