Reali mori 4 Champions në 5 vitet e fundit, por ky klub ka fituar 60 milion euro më shumë

Dominimi në kampionatin italian nuk i mjafton këtij Juventusi. Bardhezinjtë edhe në nivel arkëtimesh vazhdojnë të jenë “Mbretër”, madje edhe në Europë, pavarësisht dy finaleve të humbura në pesë vitet e fundit.

Përsa u përket ekipeve italiane që marrin pjesë në Kupat e Europës, “Zonja e Vjetër” ka arkëtuar 462 milionë euro në pesë vitet e fundit.

Edhe Reali i Madridit që ka dominuar skenën europiane ka fituar më pak se torinezët (60 milionë më pak).

Podiumi mbyllet nga PSG-ja me 342 milionë euro në të njëjtin afat kohor.

Seria A përfaqësohet edhe nga Roma, Napoli dhe Milani. Dy të fundit mbyllin listën me respektivisht 143.8 dhe 89 milionë euro të arkëtuara, ndërsa verdhekuqtë në vend të dhjetë me diçka më shumë se dyqind milionë euro.

Milani është gjithashtu i vetmi ekip në këtë listë prej 15 klubesh që në nivel fitimesh ka zbritur poshtë 100 milionë eurove, shkak edhe mungesa në Ligën e Kampioneve prej pesë sezonesh.