Ja se çfarë bën Rama pasi mësoi se s’hapen negociatat…

Pasi Rama mësoi nga Merkel dhe Makron se negociatat me BE nuk do të hapen kaloi në “opsionin bazë”. Në fakt, Rama në thelb nuk është se kishte lëvizur nga ky opsion por thjesht për të mashtruar Merkel dhe Makron, bëri sikur lëvizi nga opsioni i lidhjes së tij të pazgjidhshme me krimin dhe trafiqet. Shenja e parë ishte lirimi i Tahirit nga arresti shtëpiak. Shenja e dytë ishte mbrojtja agresive e Xhafajt, madje duke u hedhur në sulm dhe fshehur Geron-Agron Xhafajn e arrestuar “Dëshmitarin X”. Rama i bëri thirrje të gjithë kriminelëve dhe trafikantëve të bashkohen rreth tij se “asgjë nuk ka ndryshuar dhe e gjitha ajo që kishte ndodhur kishte qenë vetëm një lojë për ti hedhur hi syve Merkel dhe Makron”.

Rama është përgjegjësi kryesor për realizimin e lidhjes së ngushtë të Rilindjes me kriminelët dhe trafikantët dhe nuk ka asnjë shans që Rama të shkatërrojë këtë lidhje apo të prishë këtë marrëdhënie. Opozita duhet të përgatitet ta sulmojë në bllok këtë lidhje qeveri-krimi-trafiqe, një sfidë e vështirë gati në kufijtë e së pamundurës.

Rama këto tre muajt e fundit bëri një zbythje taktike. Arsyeja e kësaj loje hileqare lidhej me diskutimet për hapjen e negociatave. Rama as nuk e dëshironte, as nuk kisht realizuar detyrat e shtëpisë për hapjen e negociatave. Por atij i duhet të bënte sikur ishte pro hapjes së negociatave si në sytë e qytetarëve shqiptarë ashtu edhe në sytë e intelokutorëve perëndimor. Rama bëri gjithçka që negociatat të mos hapeshin, por edhe që ai të mos merrte asnjë përgjegjësi për moshapjen e tyre.

Rama, përgjegjësinë për moshapjen e negociatave së pari është përpjekur dhe vazhdon të përpiqet t’ia faturojë opozitës, madje duke e provokuar në protestën e fundit që ajo të përdorte dhunën apo të kryente veprime radikale. Po ashtu, Rama ka stigmatizuar negativisht Krichbaum dhe disa deputetë gjermane, dhe holandezë, ndërkohë që në biseda të ngushta ka bërë përgjegjës edhe Merkel, edhe Makron. Publikisht ka bërë përgjegjës edhe individë apo forca ekstremiste e euroskeptike europiane.

Rama, për të shmangur goditjen ndaj tij si përgjegjësi kryesor për moshapjen e negociatave, bëri edhe lojën me Tahirin që para takimit me Merkel e detyroi të dorëzonte mandatin dhe pak më votë të shkonte edhe në arrest shtëpie. Po të njëjtën lojë bëri edhe Geron Xhafajn, të cilin bëri sikur e detyroi të dorëzohej në Itali gjoja për të kryer burgun, ndërkohë që kishte gjatë 5 vjetëve të qeverisjes së tij lëvizte lirisht në Tiranë e Vlorë, e madje sipas audio-përgjimit rezulton që merrej edhe me trafik droge dhe vëllai i tij, ministër i Brendshëm, duke ndryshuar Kodin Penal, i kishte garantuar “pafajësinë”.

Vetëm 20 ditë para shpalljes së vendimit për moshapjen e negociatave, Rama, duke e ditur saktësisht këtë vendim, shpalli qëndrimin e tij: Kjo ishte lojë! Miqtë dhe bashkëpunëtorët e mi janë Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj dhe nuk e çajnë kokën për kritikat që më bëhen qoftë nga opozita shqiptare qoftë nga SHBA, BE, Gjermania, Franca apo Holanda. Unë votat i fitoj me Saimirin e Fatmirin, me kushërinjtë e Saimirit dhe vëllanë e Fatmirit.

Rama doli pasi mori vesh se vendimi për moshapjen e negociatave është zbardhur në letër bëri tre veprime:

•    Së pari, i deklaroi kriminelëve dhe trafikantëve se e gjithë kjo ishte lojë duke i bërë thirrje të bashkohen rreth tij!

•    Së dyti, iu rikthye me një agresivitet ekstremal sulmit ndaj opozitës dhe mediave opozitare si fajtore për moshapjen e negociatave.

•    Së treti, i dërgoi Merkelit dhe Makron, por edhe SHBA, se ai nuk heq dorë nga lidhjet me krimin e korrupsionin dhe ata nuk kanë cfarë ti bëjnë derisa ai rezulton fitues në zgjedhje ndonëse votat në Shqipëri i garanton përmes blerjes së votave me paratë e korrupsionit, krimit dhe trafiqeve.