VIDEO/ Gazetarja i përmend vajzat e shëndosha, por shikoni sa keq revoltohet këngëtarja Fifi

Fifi është kthyer në një nga këngëtaret më të komentuara të momentit fal këngëve të saj të cilat kthehen menjëherë në hite. Ajo u bë shumë e njohur për publikun pas publikimit të këngës ‘Kus Kus’ ku kënga fliste për vajzat e shëndosha.

Ajo është përfolur shumë për  pamjen e saj fizike. Por sipas Fifit kjo gjë nuk e ka shqetësuar dhe ajo nuk do të dobësohet  pasi nuk do të largohet nga imazhi i një vajze të kolme.

Në një intervistë për ‘Tell all’ në ‘Gazeta Shqiptare’, ajo është pyetur nga gazetarja nëse ka një mesazh për të gjithë ata që e quajnë të shëndoshë, Fifi e revoltuar ka marr mikrofonin dhe është shprehur: “ Veç edhe një herë t’ju dëgjojë të bëni krahasime e hollë e trashë, i madh, i vogël. Po ju them që ose duhet të më doni kështu siç jam ose kokën kam për t’ua u thyer të gjithëve , a e morët vesh”, ka thënë këngëtarja e njohur dhe më pas ka filluar të qesh.