Statistikat/ Kur Reali fiton Championsin, Spanja nuk shkon më tepër se faza çerekfinale

Madrilenët festojnë Championsin, por Spanja trembet. Tifozët e Kombëtares spanjolle ndihen të “kërcënuar”, sepse sa herë Reali ka fituar Ligën e Kampionëve, ata dështojnë dhe nuk arrijnë të shkojnë më shumë sesa në fazën çerekfinale.

Pavarësisht se në vitet e fundit ata kanë dominuar futbollin europian dhe atë botëror, duket se nuk kanë një ecuri të mirë kur Reali fiton Champions-in.

Gazeta “AS” ka analizuar ecurinë e Spanjës në të gjitha vitet që Reali ka triumfuar në Europë dhe rezultatet janë këto:

1956 (Nuk pati kompeticione)

1957 (Nuk pati kompeticione)

1958 (Nuk u kualifikua për në Botëror)

1959 (Nuk pati kompeticione)

1960 (U tërhoq nga Europiani)

1966 (U eliminua në fazën e parë të Botërorit)

1998 (U eliminua në fazën e parë të Botërorit)

2000 (Spanja u eliminua në çerekfinalet e Europianit)

2002 (Spanja u eliminua në çerekfinalet e Botërorit)

2014 (Spanja u eliminua në fazën e parë)

2016 (Spanja u eliminua në fazën e 1/8-ave të Europianit)

2017 (Nuk pati kompeticione).

Tani të gjithë po presin deri ku do të shkojë Spanja në Botërorin “Rusi 2018”. Ajo niset si një nga kandidatet për të fituar këtë kompeticion.