Vetëvrasja në Shkodër, pezullohet shefi i Komisariatit Vaut të Dejës e 2 policë

Vetëvrasja e Ardian Kallamit ka sjellë pezullimin e shefit të Komisariatit të Vaut të Dejës dhe dy punonjësve të policisë që akuzohen për këtë ngjarje.

Pas hetimeve të para, Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka urdhëruar sot masën e pezullimit nga detyra, përkatësisht për P. Ç., Shef i Komisariatit të Vaut të Dejës dhe punonjësit Z. D dhe P. Zh., me detyra si Specialist policor të zonës.

Materialet përkatëse janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për ndjekje të mëtejshme penale konform ligjit.