Reagon Berisha: Prokuroria e piktorit dështak, zyrë propagande e Partisë Siçiliste!

Ish-Kryeministrit Sali Berisha i ka rënë në sy dje gjatë emisionit ‘Opinion”, një mesazh që erdhi në studio dhe spostoi vëmendjen në lajmin që iu përcoll publikut. Por, Berisha vetë, nuk e ka anashkaluar dot faktin se cili qe burimi i atij mesazhi dhe pikërisht, arsyen kujt dhe pse iu dërgua në momentin e debatit.

“Dje ne Opinion, - shkruan Berisha, -  një papagalle e qeverisë, famoze me thënien se qeveria i prishi qytetarit katin e parë të banesës ku kishte biznesin, por nuk i preku katin e dytë ku banonte ajo vetë, pra Luarasi, tek bënte mbrëmë avokatinë e Geron dhe Fatzi Drogës, natyrisht pa asnje argument befas kërkon fjalën dhe deklaron se “sapo mora nje mesazh nga Prokuroria që më informojnë se ajo ka marrë kampionin e zërit të Geron Xhafës”.

Kjo lidhje online e prokurorëve me papagajtë e qeverisë është një dëshmi tjetër e standartit që Krye, Krye, Krye Rama ka instaluar në këtë institucion; është dëshmi e degjenerimit të saj të plotë në një zyrë të neveritshme të propagandës së Partisë Siçiliste."