Messi: E urrej të bëj këtë gjë në kohën e lirë

Lionel Messi urren të bëjë shoping pasi nuk i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes nga njerëzit.

Messi thotë se u është mirënjohës njerëzve për mënyrën sesi e trajtojnë jashtë futbollit, por thekson se nuk i pëlqen vëmendja e madhe.

“U jam mirënjohës njerëzve për mënyrën si më trajtojnë, por nganjëherë dua të mos vërehem nga ta. Mbi të gjitha, kur jam me familje dua të kalojë kohë me ta normalisht”, tha Messi.

 “Më pëlqen të blej rroba, por nuk më pëlqen të dal për t’i blerë ato. Blej online shumicën e kohës. Më pengon shumë të dalë, t’i provoj rrobat, të ndërrohem... dhe nëse shkoj me Antonellën, përfundoj tepër i bezdisur!”, shtoi ai.