Arrihet numër rekord nënshkrimesh për dënimin e Ramos: Mos marrë pjesë në Kupën e Botës!

Kanë kaluar vetëm 2 ditë nga finalja e Championsit, por peticioni ka arritur në 460 mijë nënshkrime që kërkojnë ndëshkimin e Sergio Ramos i cili dyshohet se bëri një ndërhyrje të qëllimshme duke dëmtuar Mohamed Salah.

Ky peticion do të dërgohet në zyrat e UEFA-s dhe FIFA-s për të shqyrtuar rastin në fjalë dhe kërkohet që lojtari madrilen të mos marrë pjesë në Kupën e Botës që starton në datën 14 qershor.

Kujtojmë që lajmet e fundit konfirmojnë se Salah do të rikuperohet dhe do të jetë gati për Kupën e Botës.