Kim Kardashian shndërrohet në princeshën Jasmine por e bija nuk befasohet aspak

Kim Kardashian për të dytën herë është shndërruar në princeshën e Disney, Jasmin për të surprizuar vajzën e saj North e cila nuk e ka besuar aspak. Të njejtin ‘look’ ajo krijoi vite më parë për festën e Halloween-it.

Në një video të postuar në Youtube nga një grimiere e famshme shfaqet në 13 minuta i gjithë procesi i shndërrimit të yllit të “Keeping up with the Kardashians” në princeshën e famshme.

Pasi i gjithë look-u e shndërrimi u kompletua, Kim ka telefonuar në ‘facetime’ vogëlushen e saj për t’i treguar se është Jasmin me të cilën ajo po komunikon e jo mamaja e saj.

North duket se nuk e ka besuar aspak maskimin e 37-vjeçares duke këmbëngulur se ajo nuk është Jasmin por Kim dhe se zëri i saj vazhdon të jetë i njejti.

Kjo skenë kaq e ëmbël mes Kim dhe vajzës së saj ka shkaktuar shumë të qeshura tek publiku.